Vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes historia e sulmuesit peruan Paolo Guerrero, i cili është pezulluar për doping dhe do të mungojë në Kupën e Botës.
Ish-sulmuesi i Bajernit u zbulua pozitiv për përdorim kokaine disa muaj më parë dhe u pezullua për një vit. Guerrero apeloi, duke pretenduar se nuk kishte dijeni për substancën e marrë dhe se ia kishin hedhur në çaj në hotelin ku qëndron kombëtarja peruane.
FIFA e uli dënimin me 6 muaj, duke bërë që Guerrero të kthehej në fushë para pak javësh, por ndërkohë WADA, Agjencia antidoping, e apeloi çështjen në CAS. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha të drejtë WADA-s dhe e rriti dënimin në 14 juaj, që do të thotë se Guerrero nuk shkon në Botëror.
Një lajm tragjik për futbollistin, i cili nuk ka pasur ndonjë ndryshim në nivelin e paraqitjes fizike nga sasia e konsumuar e kokainës se zbuluar në kontrollin antidoping, ndërkohë që Peruja ka humbur liderin e vet.
The letter sent in on behalf of #FIFPro and the captains of France, Australia and Denmark supporting #PaoloGuerrero! ??????
La carta que mandó FIFPro con las firmas de los capitanes de nuestros rivales en #Rusia2018 en apoyo a Paolo.#FuerzaPaolo #ContigoCapitán pic.twitter.com/Ss0z62jA7c
— Diego Montalvan (@DMontalvan) May 21, 2018
Tani tre kapitenët kundërshtarë të Perusë në Botëror, të Francës, Australisë dhe Danimarkës (Hugo Loris, Majl Xhedinak dhe Simon Kjaer), i kanë shkruar një letër të hapur FIFA, ku i kërkojnë që ta pezullojë dënimin e kapitenit të Perusë, duke shkruar se “Guerrero nuk ka bërë asgjë për të përfituar dhe për të rritur rendimentin e tij në fushë falë substancave të ndaluara. Në fundin e karrierës, nuk i duhet hequr mundësia ta mbyllë me dinjitet, në aktivitetin që përfaqëson kulmin e karrierës për çdo futbollist”.