Një gjest fantastik vjen nga Spanja, ku trajneri aktual Moreno është shprehur i se është i gatshëm të hapë krahun nëse Luis Enrique dëshiron të rikthehet në krye të spanjollëve.
Megjithëse ishte duke marrë rezultate mjaft pozitive, Luis Enrique dha dorëheqjen pak kohë më parë nga drejtimi i Kombëtares së Spanjës. Shkak ka qenë gjendja e rëndë shendetësore e vajzës së tij, e cila nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen, duke ndërruar jetë pak ditë më parë.
Pas gjithë kësaj situate të rëndë që ish-trajneri i Spanjës ka kaluar, Moreno ka deklaruar se do të heqë dorë nga pozicioni aktual dhe t’i lërë vendin për të vazhduar punën aty ku e la, nëse Luis Enrique dëshiron të rikthehet.
“Nëse Luis dëshiron të rikthehet një ditë do të isha i lumtur të hap krahun dhe të punoj për të. E konsideroj Luisin një mik dhe miqësia vjen para çdo gjëje”, ka thënë Moreno. /Sport Ekspres/