Gjërat që mësuam sot: Nejmari nuk e bën diferencën, VAR po

Filipe Kutinjo shpëtoi Brazilin nga një situatë stresuese, duke shënuar golin e fitores në minutën e 91t-të, para se Nejmar të vuloste suksesin 2-0 ndaj Kosta Rikës në minutën e 97-të. Ish-ylli i Liverpulit ishte heroi i ditës, ashtu si në ndeshjen e parë në grup, ku goli fantastik ndaj Zvicrës nuk u mbrojt dot deri në fund.

Megjithatë, ishte një tjetër paraqitje jo e mirë e favoritëve të Botërorit, sepse Kosta Rika fare mirë mund ta kishte marrë një pikë dhe që në fillim humbi një rast të artë për gol. Brazili u zgjua në fund të pjesës së parë dhe dominoi në pjesën e dytë, por duket qartë që ka probleme me skuadrat që mbyllen në mbrojtje.

Nejmar ishte sërish zhgënjyes, këtë radhë edhe acarues, me një simulim të shëmtuar (Ja pse duhet VAR).

Ja 5 gjëra që mësuam nga kjo ndeshje, shkruan Mirror:

  1. Brazili nuk ka vrull në start.


Brazili e nisi mirë ndaj Zvicrës, shënoi me Filipe Kutinjon një gol fantastik dhe pastaj e uli komplet ritmin, duke pësuar golin e barazimit. Në Shën Petersburg brazilianët e nisën ngadalë, krijuan pak gjatë pjesës së parë dhe me vuajtje shënuan në pjesën e dytë.

Tite duhet të gjejë mënyrën që Brazili të jetë më agresiv që në fillim dhe të krijojë lojë e raste në mënyrë konstante.

  1. Nejmar nuk po bën diferencën


Nuk u duk në formë perfekte fizike kundër Zvicrës, nuk është stërvitur rregullisht këtë javë dhe nuk ishte vendimtar as ndaj Kosta Rikës, duke vuajtur shumë mbulimin e saktë të Gamboas, lojtar që nuk luan futboll prej muajit shkurt.

I ngadaltë në lëvizjet e tij, Nejmari shënoi në shtesë, por ishte gol pa ndonjë vlerë për bilancin e ndeshjes. Kështu, Nejmar ta harrojë Topin e Artë.

  1. Sa kushton ky Uillian?


Në një futboll të çmendur, ku sheikët dhe pronarët miliarderë paguajnë shifra jashtë realitetit, është e vështirë të kuptosh nëse një futbollist vlen aq sa është paguar. Uillian, tashmë 29 vjeç, është një zgjedhje e dytë te Çelsi dhe Junajtid e kërkon për 60 milionë sterlina, por a ia vlen?

  1. Sikur Ruiz të ishte më i shpejtë…


Brajan Ruiz është një ndër lojtarët më teknikë në Kupën e Botës, por për fatin e tij të keq nuk ka qenë kurrë i shpejtë. Tani kapiteni i Kosta Rikës është 32 vjeç dhe vazhdon të udhëheqë me mjeshtëri ekipin e tij, duke dirigjuar lojën, por nuk është se ka yje përreth.

  1. VAR shpëton arbitrin Kuipers


VAR nuk duhet në futboll? Shkoni dhe thojani holandezit Bjorn Kuipers, i cili meriton duartrokitje për faktin se vendosi të bënte një hap pas dhe të anulonte penalltinë dhënë Nejmarit, pas kontrollit të pamjeve filmike. Në momentin e parë u duk penallti neto, Kuipers nuk pati faj, por pa VAR do kishte marrë vendimin që do shkaktonte 1000 polemika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *