Gjendja serioze për dëmtimin e Kumbullës, rrezikon të mbetet jashtë për kohë të gjatë

Marash Kumbulla rrezikon që të mbetet jashtë fushës së blertë për të paktën 3 javë. Mbrojtësi u kthye menjëherë në Romë për të vazhduar me ekzaminimet mjekësore. Dëmtimi i pësuar në pjesën e meniskut gjatë ndeshjes me Andorrën ka bërë që Kumbulla të humb përballjen me Anglinë.

Ndërkohë në Itali kërkojnë që të evitojnë me çdo kusht operimin, por fillimisht duhet të konfirmojnë se dëmtimi është në pjesën e jashtme të meniskut. Sa i përket vendit të Kumbullës në Kombëtare do të plotësohet nga Veseli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *