Gjendja e vështirë në Shqipëri pas tërmetit, Duka kërkon ndihmë nga UEFA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Ftubollit, Armand Duka, ka qenë pjesëmarrës ditën e sotme në hedhjen e shortit për grupet e Euro 2020. Por kreu i FSHF-së ka vendosur ta shfrytëzojë këtë moment dhe i ka kërkuar UEFA-s ndihma për të prekurit nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë pak ditë më parë.

Duka i ka kërkuar një gjë të tillë edhe krerëve të federative të tjea të Europës, të cilët janë shprehur të gatshëm të shpërndajnë këtë thirrje në vendet e tyre përkatëse. Kjo bëhet e ditur nga vetë faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit, që ka postuar në rrjetin social “Facebook” njoftimin:

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti. Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.

Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre. Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre”./Sport Ekspres/