Chapecoense është duke përjetuar një situatë të vështirë në futbollin që luhet në Brazil. Pak vite pas asaj fatkeqësie të madhe që ndodhi me këtë skuadër, atje ku avioni u rrëzua dhe ndërruan jetë shumë prej lojtarëve të kësaj skuadre, përballen me një tjetër moment të trishtë.
Pas asaj humbje me rezultatin 0-1 ndaj Botafogos, janë shuar të gjitha shpresat për të qendruar në elitën e futbollit, duke qenë automatikisht jashtë garës për të mbijetuar. Gjithsesi në atë moment fatkeq, ekipet elitare në Brazil vendosën dhe i ofruan Chapecoenses që të ishte e sigurt për tre sezonet e ardhshme që të mbijetonte, megjithëse oferta u refuzua dhe tani mund të shpëtonte. /Sport Ekspres/