Myrto Uzuni realizoi 6 gola në përballjen e Kupës duke i mahnitur që të gjithë. Për vetëm 90 minuta, sulmuesi shqiptar bëri diferencën duke treguar se i përket kalibrit të lartë. I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”, është diskutuar edhe për Kombëtaren.
“Gjashtë gola as në stërvitje nuk i shënon dot. Kjo vjen pas një punë shumë të madhe. Asnjëherë nuk jam i lumtur kurrë me veten time, kërkoj gjithmonë më tepër. Stërvitem nga dy herë në ditë te Ferencvarosh. Kombëtarja? Me rëndësi është që të jesh në fushën e lojës, nuk ka rëndësi ku luan”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/