Gerd Muller mbush sot 75-vjeç, rrëfimi i rrënqethës  i gruas: Po ecën në gjumin e pafund, kalon 24 orë në shtrat

Legjenda Gerd Muller mbush sot 75-vjeç dhe është konsideruar nga shumë figura të njohura të futbollit si sulmuesi më i mirë në historinë e Bajenrit të Mynihut. Por kjo datëlindje nuk mund të festohet në mënyrën e duhur dhe të merituar, për një njeri që i dha aq shumë këtij sporti.

Një prononcim rrënqethës ka ardhur nga gruaja e Gerd Muller, Ushci Muller, e cila ka prekur gjithë tifozët anembanë botës. Kjo pasi legjenda e futbollit vuan nga Alzheimerit, që u zbulua në 2011 dhe u publikua për mediat në 2014, atëherë kur gjendja kishte përparuar më tej.

Fatkeqësisht është një nisur një rrugë drejt gjumit të pafundëm dhe kjo është pranuar nga vetë Uschi. “Nuk ha praktikisht asgjë, vështirë se mund të gëlltitet. Kalon rreth 24 orë në ditë në shtrat dhe kthjellohet vetëm në disa momente. Është kaq shumë bukur kur hap sytë. Nuk është duke vuajtur, por po ecën drejt një gjumi të pafund”, ka thënë gruaja e legjendës gjermane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online