Gentian Selmani ka qenë njeriu i ndeshjes së sotme mes Bolusporit dhe Balikesirsporit. Portieri shqiptar bëri një lëvizje surprizuese në merkaton e janarit, duke lënë Menemensporin për një tjetër ekip të Ligës së Parë. E menjëherë ka filluar të bëjë atë që ditë bëjë më mirë, tu mohojë golin kundërshtarëve.
Këtë herë Selmani i ka thënë “stop” Balikesirsporit, duke shpëtuar portën e tij me pritjet e bëra. Gardiani kuqezi ka marrë rolin e heroit për Bolusporin, teksa në minutën e 16 të takimit ka arritur të presë një penanllti të rivalëve, e cila nëse përfundonte në rrjetë mund ti jepte një rrjedhë krejt tjetër takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/