Gentian Selmani drejt Serisë A, mediat te Torino: Duket si bast i rrezikshëm, por e ka një zgjidhje

Gentian Selmani është portieri i prespektivës dhe së ardhmes. Shkallë-shkallë ky gardian po ngjitet në karrierë, teksa nga Laçi në Superiore ka shkuar në Turqi te Menemespori, ndërsa bëhet gati për Serinë A.

Mundësisht që në merkaton e dimrit, pasi interesi është i madh. Ekipi që mund të transferojë Selmanin është Torino. Teksa mbetet ende që të shohim sesi do të vazhdojë ecuria e tratativave, një prej mediave që i përkushtohet këtij klubi, “Torinogranata.it”, ua ka shpjeguar më qartë lexuesëve se kush është Gentian Selmani. Mes vlerësimeve të mëdha, theksohet edhe fakti se duket si bast i rrezikshëm nëse merret me mendimin për të qenë menjëherë si titullar.

“Kush është Gentian Selmani? I rritur te të rinjtë e Partizanit, u transferua te një ekip tjetër shqiptar, Kastrioti, ndërsa më pas do të blihej nga Laçi. Prej andej do të arrinte edhe në Turqi. E ka treguar veten edhe te Shqipëria U-21, madje duke shënuar gol ndaj Bjellorusisë. Është portier modern dhe pëlqen daljet jashtë zonës. Tregon një pozicionim të mirë në portë, megjithëse teknika mund të rafinohet, duke marrë parasysh edhe moshën e re. Torino ka treguar interes, po a mund të mbështetemi aty? Sigurisht që duket si bast i rrezikshëm nëse mendojmë që të na kthehet menjëherë investimi. Por duke marrë parasysh që me Salvatore Sirigu jemi mirë në këtë drejtim, do të ishte një investim i së ardhmes”, shkruhet në median në fjalë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online