Gentian Muça nuk ka frikë për titullin në Superiore: Kukësi? Ashtu thamë dhe për Partizanin

Gentian Muça nuk ka frikë se Tirana mund të ketë humbur shumë pikë jetike gjatë këtyre javëve ku pati edhe shumë ndërrime trajnerësh, të cilat megjithëse nuk kanë shumë diferenca aktualisht, mund të vendosin fatet në fundin e kampionatit.

I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “Abc Neës”, mbrojtësi i Tiranës është shprehur se Kukësi është aktualisht i pari, por kjo nuk do të thotë shumë. Kjo pasi edhe Partizani e mbante renditjen në fjalë, megjithëse aktualisht është në vendin e pestë.

“Kur ishte Partizani i pari, thamë që është më i forti. Tani është në vendin e pestë. Ky kampionat është i paparashikueshëm. Kukësi ka ekip cilësor, sidomos pjesa lart e ekipit. Një hap fals mjafton të rrëshqasësh, siç i ndodhi Partizanit që shkoi poshtë”, tha Muça. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online