Gazetarët e pyesin se çfarë mendon për Mesin që po kthehet te Barcelona, Ançelotit nuk i intereson fare: Le të bëjnë çfarë të duan

Para ndeshjes kundër Gironas, në konferencën për shtyp ishte trajneri i Real Madrid, Anceloti. Ky i fundit u ngacmua nga gazetarët se çfarë mendon mbi faktin se Lionel Mesi po afrohet gjithmonë e më tepër me rikthimin te Barcelona.

Por tekniku i madrilenëve ka kthyer një përgjigje paksa befasuese. “Mesi mund të bëjë çfarë të dojë, Barcelona gjithashtu. Ky nuk është problemi im, unë e pëlqej si lojtar. Do të ishte e bukur për kampionatin në Spanjë”, tha Anceloti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *