Gazeta bjelloruse “pagëzon” transferimin e Bakajt: Ishte interesant edhe për Jurgen Klopin

Në Bjellorusi është përfolur shumë për kalimin e Elis Bakajt te vendi i parë në këtë kampionat, Dinamo Brest. Gjithçka është bërë fakt i kryer në media, madje duke shkruar se futbollisti ka firmosur për dy vite me ekipin e ri.

Por asnjë nga palët e dy klubeve, duke përfshirë edhe skuadrën aktuale të Shakhtar Soligorskit, nuk ka folur në lidhje me këtë transferim. Ndërkohë gazeta e njohur në Bjellorusi, “Tribuna”, e ka pagëzuar këtë lëvizje të re.

Mes shumë komenteve vlerësuese për lojtarin shqiptar, nuk mund të lihet pa përmendur edhe pjesa kur Jurgen Klop kishte shfaqur interesim për Bakajn gjatë kohës që drejtonte Dortmundin, e thënë kjo nga vetë lojtari.

“Ne po i tregojmë Dinamos se përse kishte nevojë për një futbollist, i cili në një kohë të caktuar ishte interesant dhe për vetë Jurgen Klop. Ai është lojtari më i mirë i huaj në dy kampionatet e fundit të Bjellorusisë. Asnjë prej legjionarëve nuk ka luajtur me të njëjtin efikasitet si Bakaj. Vërtet që fillimi ishte i vështirë. U deshën 14 ndeshje për të luajtur para syve të Maradonës për të realizuar një penallti kundër Dinamo Brest. Në përgjithësi të shohësh lojën e tij është kënaqësi. Të përshpejton sulmet dhe ndihen shkëlqyeshëm në ndeshje, duke e përdorur topin në mënyrë të bukur”, shkruhet mes të tjerash nga “Tribuna”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online