Gavazaj jashtë, Daja ndryshon sërish formacionin

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para Teutës dhe ka vendosur praktikisht për ata që do të luajnë nga minuta e parë. Nuk do të jetë një prej lojtarëve kyç të formacionit të Skënderbeut, siç është Enis Gavazaj. Mesfushori ka dy ditë që nuk stërvitet me skuadrën, për shkak të një problemi që ka në kofshën e këmbës dhe stafi drejtues ka vendosur të mos e rrezikojë. Në vend të tij do të luajë Taku, ndërsa në mbrojtje kthehet pas pezullimit Gledi Mici.

Nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Teutës as mbrojtësi Bruno Lulaj, i dëmtuar, dhe mesfushori Benejam Demte, i cili është kthyer në Etiopi, me leje.

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut, 4-3-3

Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici – Osmani – Muzaka       Lilaj – Taku, Soue, Xhejms

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *