Gavazaj: Gjici po fut frymën e Skënderbeut te Kukësi, do të fitoj Superioren dhe do iki

Enis Gavazaj është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kukësit. Që në kohën e marrjes së tij u projektua për të qenë i tillë, ndërsa me nivelin e treguar deri tani, është në pritshmëri. Sigurisht që të gjithë presin rolin e protagonizmit edhe sa i përket golave të shënuara, por te Kukësi nuk po shkon gjithçka në perfeksion dhe forma e këtij futbollisti është në nivel të kënaqshëm.

Sa i përket objektivave, Gavazaj ka thënë për “RTV Ora”, se për qëllim ka fitimin e Superiores dhe menjëherë pas saj do të largohet sërish në Europë. Gjithashtu edhe një detaj interesant është kur përmendet se presidenti Gjici po fut frymën e Skënderbeut europian te Kukësi.

“Nuk kemi presion nga presidenti Safet Gjici. Ai është shumë kërkuesë, po ndërton edhe stadiumin e ri. Ne jemi në rrugën e duhur, diferenca është vetëm tri pikë. Presidenti ka bërë afrime shumë të rëndësishme, si Abazaj, Shkurtaj, Rroca. Duke afruar futbollistët të këtij niveli ai është mundur të fus frymën e Skënderbeut që bëri historinë duke shkuar në grupet e Europa League tek Kukësi. Kemi patur disa momente të vështira, por kam besim se në fund do të shpallemi kampion. Kam ardhur në Shqipëri për të gjetur minuta dhe të arrijë fitimin e titullit me Kukësin. Pas objektivit dëshiroj që të luaj sërish jashtë vendit”, ka thënë Gavazaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online