Gavazaj dhe ditëlindja në grumbullim!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mesfushori i Skënderbeut, Enis Gavazaj, mbush nesër 23 vjeç dhe ky përvjetor e gjen kuqezi. Dhurata më e bukur për lojtarin kosovar është grumbullimi me Kombëtaren. Djaloshi nga Prizreni është që në 2016-ën pjesë e Skënderbeut dhe paraqitja e mirë me fanellën e tij ka bërë që të marrë edhe ftesë nga trajneri Panuçi.

Gavazaj është rritur shumë kohët e fundit dhe niveli i treguar prej tij në grupet e Europa League sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re. Jo më kot Enis Gavazaj është lojtari më i shtrenjtë i Superligës. Sipas “transfermarkt.com”, ai vlen 750 mijë euro. Gavazaj pretendon që shumë shpejt të kalojë në një kampionat të huaj. Ditëlindjen e 23-të e festoi me Kombëtaren kuqezi, në grumbullimin e Durrësit dhe kuptohet që nuk ka më mirë. Edhe 100 Enis!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *