I patrembur dhe me shpirt lu.ftaraku. Sa herë kishte shpërthime nervash në fushë, aty pranë ishte edhe Gattuso. Por pavarësisht karakterit të tij sfidues, ka qenë dikush në jetën e tij që e frikësonte. Në një rrëfim të fundit. Ish-lojtari italian ka treguar fillimet e tij në karrierë, se si firmosi për Glasgow Rangers-in. Në fakt ishte një vendim i babait të tij, të cilit nuk guxoi t’i thoshte dot jo, megjithëse dëshira e tij ishte të qendronte në Itali.
“Një ditë vjen babai im dhe më thotë se një përfaqësues nga Glasgow Rangers ka ardhur në qytet dhe më ka ofruar një kontratë. Unë nuk doja të shkoja dhe ia thashë babait tim. Ai më tha se paratë që po ofronin ishin aq shumë sa nuk mund të shkruante as shifrën totale. Më tha se ishte katërfishi i të ardhurave totale në jetën e tij. Kur unë thashë jo, ai tha se do të më rrihte nëse nuk e pranoja, kështu që firmosa për Rangers. Shkova në Glasgow dhe nuk njihja askënd dhe nuk flisja dy fjalë anglisht, por pas dy javësh dukesha si skocez, stërvitesha tre-katër herë në ditë, duke shkuar në palestër me orë të tëra”, ka treguar Genaro Gattuso./Halit Delibashi-Sport Ekspres/