Kontrata e Edi Rejës ka nisur numërimin mbrapsht drejt skadimit dhe në media kanë nisur të qarkullojnë kandidatë për të marrë drejtimin e Kombëtares. Shumë mendojnë se ka ardhur koha për një trajner shqiptar dhe sa herë hapet një diskutim i tillë emri i Ilir Dajës është i pari që vjen si alternativë.
Trajneri kryeqytetas po shkruan historinë me Ballkanin, me të cilët mori edhe fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës. I pyetur në lidhje me këtë temë në emisionin “Ti bo gol” në “Oversport”, Ilir Daja nuk fshihet dhe e pranon se drejtimi i Shqipërisë është ëndrra e çdo trajneri.
“Ëndrra e çdo trajneri është që të drejtojë Kombëtaren. Nuk mund të filozofoj, për sa kohë nuk kam qenë asnjëherë kandidat“, është shprehur ndër të tjera Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/