Berat Gjimshiti është duke kaluar një prej momenteve më të vështira të karrierës në vitet e fundit. Dëmtim pas dëmtimi të kaluar dhe këtë herë rikthimi i mbrojtësit shqiptar ka ardhur me një faturë të paguar.
Gasperini ka hequr dorë nga besimi te Gjimshiti duke e lënë në stol për thuajse të gjitha ndeshjet që ka qenë i gatshëm. Madje trajneri i Atalantas nuk i ka besuar as në ndeshjen e sotme, teksa ekipi nga Bergamo do të luajë kundër Salernitanës. Një shenjë e qartë kjo se Gjimshiti mund të largohet në merkaton e janarit. /Sport Ekspres/