Një tjetër ftesë ka mbërritur për Endri Muhametin. Lojtarin për të cilin kemi folur më parë, ka marrë tjetër thirrje nga ekipi i parë i Atalantës. Gasperini i ka besuar talentit shqiptar për të qenë në grupin e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen e sotme.
Atalanta do të përballet kundër Milanit në transfertë. Sigurisht, Muhameti do të jetë në stol, por pritet të ketë disa minuta dhe për të debutuar në Serinë A. 18-vjeçari shqiptar është pjesë e të rinjëve të Atalantës dhe në bazë të informacioneve të “Sport Ekspres”, pritet të jetë gati për ndeshjet e Shqipërisë U-21. /Sport Ekspres/