Gafa fëmijnore e portierit të Napolit apo aksioni brilant i Interit? Mbyllet e para mes 3 golave

Pjesa e parë mes Napolit dhe Interit është mbyllur në shifrat 1-2. Lukaku do të gjente golin e parë teksa arriti që të gjente hapësirë me mbulimin e Hysajt për të zbrazur këmbën e tij dhe për ta dërguar topin në rrjetë.

Për të mbërritur te minuta e 33, kur erdhi edhe goli i dytë nga po i njëjti shënues. Një aksion fantastik i zikaltërve dhe Lukaku do të bënte një tjetër gjuajtje të fuqishme. Atje mendoi Meret me një gafë fëmijnore, për ta kthyer në gol këtë aksion të bukur të kundërshtarëve.

Megjithatë meritat më të mëdha për këtë realizim, nuk mund të thuhet saktësisht se kujt mund t’i jepen. Por Napoli mbetet ende në lojë falë Milik në minutën e 39 që nuk ka gabuar me portën e boshatisur për të tundur rrjetën. /Sport Ekspres/