Gaboi raste të pafalashme me Tiranën, batuta e Dedes për sulmuesin e durrsakëve që ndizet vetëm me Partizanin: Ai luante si mbrojtës!

Gjeorgjiev po rezulton si një nga transferimet më të dështuara jo vetëm të Teutës, por edhe të Superiores. Sulmuesi është larg rolit që mbart dhe gabon pafundësisht raste që nuk mund të falen, veçanërisht për një ekip që kërkon pjesën e sipërme të tabelës. Ndërkohë Gjeorgjiev ndizet vetëm me Partizanin, teksa edhe për shkak të fatit, ka arritur të realizojë dy herë ndaj të kuqëve.

Me Tiranën ka gabuar pafundësisht mundësi të pastra dhe Nevil Dede që është i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, nuk e kurseu batutën: “Mua më duket Gjeorgjiev sikur ishte mbrojtësi i Tiranës dhe jo sulmuesi i Teutës. Pastaj ishte Aleksi si qendër mbrojtës. Nuk dua ta komentoj shumë këtë pjesë, por sigurisht që i ul rendimentin”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *