Gabimi ndaj trajnerit dhe Manaj mund të qetësohet: Ka përfunduar gjithçka, është spektakolar

Rei Manaj bëri një gabim të madh që i kushtoi shumë në Spanjë. Teksa erdhi pas një super goli me Moldavinë te Albacete, i kërkoi vendin e titullarit trajnerit Ramis, duke i rikujtuar perlën e shënuar.

Por atje do të merrte një vendim disiplinor që e la jashtë për dy ndeshje. Pra, duke ndodhur më e keqja e mundshme. Pikërisht mbi këtë çështje janë ngritur edhe shumë pyetje në Spanjë, ndërsa trajneri Ramis ka zgjedhur që t’i shmang duke lënë gjithçka pezull.

Për të qetësuar disi situatën, ka menduar sulmuesi tjetër i Albacetes, paraguaiani Akuta: “Ka mbaruar gjithçka. Ishte një keqkuptim dhe ndodhi. Rei vazhdon të mbetet po aq spektakolar dhe ne nuk duhet t’i kushtojmë kaq shumë rëndësi kësaj çështje. Janë gjëra që ndodhin në shumë vende dhe vetë Manaj mezi po pret që të kthehet dhe në të ndihmojë ekipin”, u shpreh Akuta. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online