Manchester City është duke u ndeshur ndaj Evertonit dhe rezultati vazhdon 0-0. Por “qytetarët” vazhdojnë të kenë ankesa për VAR-in dhe një drejtësi që sipas tyre është me dy standarte. Në dy raste ka ndërhyrë ndaj Evertonit, për t’i dhënë vendimet jo në favor të Manchester City. Fillimisht goli i anulluar i Foden dhe më pas penallti e kërkuar nga Mahrez, por që nuk u dha. Menjëherë ka nisur edhe pushtimi i rrjeteve sociale nga postimet sa i përket tifozëve të Manchester Cityt, që çdo vendim të VAR e kontestojnë për favorizim të Liverpulit. /Sport Ekspres/