Futbollisti i Partizanit tregon momentin shokues: Frika më e madhe e jetës, ishte…si te lodrat e parkut

Futbollisti i Partizanit, William Cordeiro, ka treguar momentet shokuese të përjetuara gjatë tërmetit në Shqipëri për mediat e vendit të tij, në Brazil. Me sinqeritetin më të madh dhe ende në panikun e asaj që ndodhi, tregon se ka përjetuar momentin më frikësues për jetën e tij.

“Ishte rreth ora 4 të mëngjesit këtu dhe unë isha duke fjetur. Gjithçka filloi të trondiste në një mënyrë të tmerrshme, si te ato lodrat e parkut që lëkundesh(anija e vikingëve). Fillova të bërtisja dhe ikja. Unë vetëm vesha një triko sepse ishte shumë e ftohtë. Gjë e mirë që jetoj në katin e dytë dhe shkova shpejt në rrugë. Për shumë kohë, të gjithë banorët e ndërtesës sime dhe ndërtesat fqinje ishin në rrugë. Ishte frika më e madhe e jetës sime.

Dëmi më i madh ka ndodhur në Durrës, i cili është në bregdet. Këtu në kryeqytet nuk di për viktima të rënda ose dëme të mëdha. Por sigurisht jemi shumë të trishtuar. Vendi është në zi. Ne po lutemi që të plagosurit të shërohen dhe Zoti të ngushëllojë të afërmit e viktimave fatale”, ka thënë Cordeiro. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online