Ngjarje e rëndë në Serbi, ku është dhunuar futbollisti i kombëtares serbe Filip Kostiç.
Mesfushori është një nga lojtarët kryesorë të kombëtares serbe dhe është në vendlindje për të vazhduar përgatitjet para Kupës së Botës, ku është planifikuar të jetë ndër lojtarët kryesorë.
Megjithatë, Kurir në Serbi raporton se ditën e djeshme futbollisti 25-vjeçar u sulmua nga një grup huliganësh në një klub ku ishte më vëllain e tij të vogël, i cili rrezikoi jetën, sepse gëlltiti gjuhën dhe ndërhyrja e rrufeshme e vëllait evitoi tragjedinë.
Një vit ters për Kostiç, i cili ka zbritur nga Bundesliga me Hamburgun, duke u bere armik për shumë tifozë në Hamburg.
Nuk dihet ende arsyeja e agresionit.