Futbolli i sotëm! Kola shpërthen: Presidentët të ndërhyjnë, pastaj të thonë ik pir**u

Agustin Kola ka folur hapur për futbollin e sotëm ndërsa ishte prezent në emisionin “Pressing” që transmetohet në “Abc News”. Kur hapet tema e ndërhyrjes së presidentëve, pohoet edhe njëherë se ka shumë ndërhyrje nga kryesia e klubit për punën e trajnerit.

“Në futbollin tonë presidentët ndërhyjnë dhe trajnerët pranojnë. Nuk duhet pranuar, presidenti nuk është specialist. Fito ndeshjet dhe qëndron. Kur bëjnë ndërrimet këta dhe humbin, ik pirdhu u thonë. Edhe mua më ka kërkuar Rit Halili të bëj ndërrime dhe i kam thënë ik, këtu jam unë.

Mos na luani mendsh, ka trajnerë që pranojnë. I keni futur lojtarët dhe e di unë. Në përgjithësi kështu është. Pse nuk flisni të vërtetën. Mos prano ndërhyrjet dhe fito. Ard, a pate debat me Imamin dhe fute Vangjelin në qendër. Aty pësuam golat”, u shpreh Kola. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online