Florian Riza ka garantuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“ se nëse situata do të vijojë të mbetet e tillë edhe në javët në vazhdim, atëherë UEFA nuk do të organizojë finalen e madhe të Conference League-s në Tiranë. Një finale e tillë do të ishte një reklamë e jashtëzakonshme për vendin tonë, që do të përfitojë së tepërmi si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ajo e imazhit. Një mundësi e artë kjo që vjen për Shqipërinë nga futbollit.
“Me gjithë gjërat ekstreme që kanë ndodhur ndaj presidentit të FSHF-së, anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dhe gjithë funksionarëve të tjerë Federatës Shqiptare të Futbollit unë të garantoj se UEFA nuk e organizon finalen e datës 25 maj. Shqipëria dhe Tirana në veçanti duhet të bëhen gati që në datën 24-25 maj të presin përafërsisht 40 mijë persona.
Arm.ëpushim? Ne jemi njerëzit e dëmtuar. Në jemi të shantazhuarit. Janë 40 mijë njerëz që do të vijnë në Shqipëri në atë datë. Do ketë 20 mijë njerëz në stadium dhe 20 mijë të tjerë në “fan zone”. Është ‘piari’ më i madh që mund ti ndodhë Shqipërisë ndonjëherë. Nëse ne duam të europianizohemi si qytetarë të këtij qyteti dhe të Shqipërisë, ky është një nga shanset më të mëdha. Këtë shans e mundëson futbolli, si sporti më avangart në Shqipër, ka thënë Florian Riza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/