“Futbolli duhet të hapet”, Pipero sërish kundër Qeverisë: Nuk qendron në vend për 15 minuta, specialistët të më dëgjojnë

Nga Klaudio Ndreca

Futbolli në Shqipëri mbetet ende të një përgjigje nga ana e Qeverisë. Por lajmet e marra prej andej nuk janë aspak të mira, ndërsa në ditën e sotme ishte Manastirliu që me mënyrën e shprehjes së saj la të kuptohet se këtë sport nuk do ta shohim as në maj.

Nga ana tjetër, doktori dhe specialisti më në zë i momentit, Pëllumb Pipero, e qartëson edhe njëherë tezën e tij për nisjen e futbollit. Kështu duke u shprehur se në bazë të rregullave të epidemiologjisë nuk ka thuajse asnjë mundësi që infektimi të transmetohet. Kjo për arsyen se duhet të jesh për 15 minuta në ekspozim të vazhdueshëm me personin tjetër, ndërsa futbolli është një lojë dinamike dhe mbi të gjitha luhet në ambient të hapur.

“Sporti duhet parë në disa aspekte. Sportet që duhet të luhen në mjedise të mbyllura, nuk i rekomandoj tani për tani. Ndërsa futbolli që luhet në ambient të hapur, më bën që të mendoj që të hapet. Unë mendoj se po, futbolli duhet të hapet. Nëse dizinfektojmë fushën, topin, mundësia për ta transmetuar virusin është shumë e vogël, është zero. Futbolli është lojë dinamike dhe nuk qendron në vend për të qenë në ekspozim për 15 minuta që ta transmetosh virusin.

Unë mendoj se duhet të vendosen disa rregulla, që t’i kontrollohet temperatura dhe ata lojtarë që kanë të moshuar në shtëpi, duhet të distancohen nga ata. Futbolli duhet të hapet për 2-3 javë dhe nuk ka probleme infektimi. Pastaj nëse ka probleme të tjera nuk e di. Do të doja që specialistët të dëgjonin këshillën time”, tha Pipero. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online