Situatë e turbullt te Vllaznia, sepse pikërisht në ditën kur u prezantua Xhevahir Sukaj dhe u publikua lista e lojtarëve që nisen për fazë përgatitore, vjen dorëheqja e Eugent Zekës.
Drejtori sportiv i Vllaznisë duket se ka pasur pakënaqësi, duke u ndier i anashkaluar, ose ndoshta ka qenë thjesht një spostim i pritshëm, pasi Vllaznia së shpejti pritet të kalojë nën administrimin e Valter Fushajt, i cili natyrisht do të bëjë ndryshime të mëdha nëse do të marrë shumicën e aksioneve.
Vendin e Zekës e merr Alban Hasanaj, drejtori i Akademisë së Vllaznisë.
pu nen ma tmire keni ba