Nuk janë luajtur as 30 minuta në Lezhë, në ndeshjen Tërbuni-Erzeni, që është ndërprerë për shkak të motit të keq. Që në nisje dukej qartë që do të luhej në kushte shumë të vështira dhe mirë do të ishte që sfida të shtyhej, por arbitrat vendosën të luhej dhe pas më pak se gjysmë ore lojë gjithçka u ndal, pasi rrebeshi dhe era nuk lejonin as pasimin më të thjeshtë.
Në momentin kur u ndal loja, Erzeni kryesonte 2-1, me gola nga Dakavelli e Xhemalaj në minutat 7 e 16, ndërsa për vendasit kishte shënuar Beci në minutën e 11-të.