Kastrioti ka pritur sot në Krujë Feronikelin, në një miqësore me shumë vlerë për të dyja palët, sepse nga njëri krah ishte një ndër ekipet më të mirë në Kategorinë e Parë dhe në krahun tjetër një ndër ekipet më të fortë në Kosovë, që këtë janar është përforcuar ndjeshëm.
Feronikeli po kryen fazën përgatitore në Shqipëri dhe kë shkuar në Krujë për një miqësore që në fakt ka zgjatur vetëm 65 minuta.
Moti i keq, me shi dhe erë, ka detyruar arbitrin Prenga të ndalë gjithçka.
Deri në atv moment Kastrioti kryesonte 1-0, me gol të Malindit.
KASTRIOTI – FERONIKELI 1-0
GOLI: Malindi 57′
KASTRIOTI: Kuka, Hussein, Lila, Çela, Boci, Lilaj, Çutra, Caca, Mziu, Malindi, Marku. Trajner: Samuel Nikaj
FERONIKELI: Maloku, Doshlaku, Haliti, Prekazi, Hoxha, Shala, Maliqi, Morina, Milicaj, Elshani, Hoti. Trajner: Ismet Munishi