Fuqia e futbollit është se në shumë raste e tejkalon edhe vetë politikën. Pak ditë më parë kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, erdhi në Shqipëri duke i thënë Edi Ramës se nuk do ta njohin sërish Kosovën duke e quajtur pjesë të Serbisë.
Por nëse politika nuk e bën, futbolli po! Mallorca ka postuar një fotografi pas ndeshjes miqësore që zhvilloi kundër Napolit, atje ku shfaqen Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi. “Ekipi i Kosovës”, shkruhet në mbishkrim. /Sport Ekspres/
?????? Team ?? pic.twitter.com/e1sW9bM230
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) August 1, 2022