Fundjava Superiore, dy superndeshje të hënën

Java e 20-të në Kategorinë Superiore do të ndahet në dy ditë, mes të dielës dhe të hënës, pasi të luajturit të kupës në mesjavë bën që të mos luhet të shtunën.

Të mërkurën do të zbresin në fushë shumica e ekipeve të Superiores, për ndeshjet e kthimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, me dy ndeshje në orën 14.00 dhe dy ndeshje në 17.00.

 

Ndërkaq, të dielën do të luhen dy ndeshje në orën 14.00 dhe Flamurtari-Lushnja në 17.00.

Është vendosur që të luhen të hënën me drita Vllaznia-Teuta dhe Partizani-Kukësi, dy ndeshjet e mëdha të javës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *