Fulhami zgjon tifozët me flamurin e Shqipërisë, Broja: Dua të krijoj një lidhje me tifozët

Armando Broja është zyrtarisht lojtari më i ri i Fulhamit. Sulmuesi shqiptar u transferua në formë huazimi në orët e fundit të merkatos. Klubi londinez ka zgjuar sot tifozët me imazhin e 22-vjeçarit shqiptar. “Mirëmëngjes familja e Fulhamit”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare në “Twitter”, duie vendosur edhe flamurin e Shqipërisë sipër fotografisë të Armando Brojës.

Ndërkohë vetë sulmuesi shqiptar ka dhënë intervistën e tij të parë për kanalin zyrtar të Fulhamit, ku është shprehur: “Jam shumë i lumtur të jem këtu dhe mezi pres t’ja nis, të takoj lojtarët dhe trajnerin dhe të luaj për tifozët. Tifozët luajnë gjithmonë një rol të madh dhe me zor pres të shkoj në “Craven Cottage” dhe t’i takoj të gjithë. Do të punoj fort për skuadrën dhe të krijoj një lidhje të vërtetë (me tifozët). Jam vërtetë i nderuar dhe i emocionuar që gjendem këtu”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *