Ftohtësi në Durrës, Danilo Alvesh djeg shanset e Flamurtarit

Asnjë gol e shumë pak raste për gol në Durrës, Teuta e Flamurtari ndahen në paqe, një 0-0 që nuk i shkon për shtat askujt, sidomos Flamurtarit.

Skuadra vlonjate nuk ishte në ditën e saj më të mirë, edhe pse Teuta aktuale është e brishtë dhe esht  nën presion të madh.

Gjithsesi, ritëm i ulët, shumë gabime dhe pak guxim nga të dy krahët.

Flamurtari krijoi më shumë raste për shënim, por Danilo Alvesh shpërdoroi disa raste, njëri prej tyre flagrant, pas një ore lojë, duke mos gjuajtur i vetëm me Moçkën.. Një pikë që vlen pak për vlonjatët, sepse Skënderbeu iku dhe Kukësi u afrua. Teuta mbetet e parafundit, duke u lutur që nesër të mos fitojë Vllaznia.

TEUTA – FLAMURTARI 0-0

Teuta: Moçka, Shkalla, Bilali, Gjorgievski, Beqja, Mustafi (Dediç 20′), Hila, Lajthi (D. Bilali 86′), Hakaj, Çyrbja, Latif.

Flamurtari: Nurkoviç, Musta, Veliu, Pollozhani, Siljanovski, Useini, Sidibe, Zuka, Nedeljkoviç (Hoxhaj 60′), Danilo Alvesh, Bushiç

Kartonë të verdhë: Shkalla 52′, Hila 70’/ Danilo Alvesh 27′, Nedeljkoviç 50′

Gjyqtar: Emirion Sino

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *