Sot do të luhen ndeshjet e javës së 3-të të Kategorisë Superiore. Mes pesë sfidave spikat ajo që quhet “klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia – Tirana. Këtë duel do ta ndjekë në stadiumin “Loro Boriçi” edhe Presidenti i Federatës, Armand Duka, i cili është ftuar nga drejtuesit e dy klubeve për të qenë i pranishëm.
Kjo klasike vjen në momentin më të mirë për shkodranët pas rezultateve pozitive që kanë marrë në nisje të këtij kampionati duke e rritur së tepërmi edhe pritshmërinë e tifozëve kundër kampionëve të Tiranës. /Sport Ekspres/