FSHF ka thirrur në mbledhje gjatë ditës së sotme arbitrat dhe asistentët. Në këtë takim po diskutohet për mbarëvajtjen e ndeshjeve të kampionatit Kombëtar. Qëllimi kryesor është përqendrimi maksimal në të gjitha hallkat. Kjo e ardhur në një kohë që ka shumë diskutime dhe polemika për arbitrat, ndërsa organi më i lartë i futbollit shqiptar, ka reaguar menjëherë. /Sport Ekspres/
Federata e Futbollit thirri sot mbledhjen e radhës me arbitrat dhe asistentët e angazhuar në Kategorinë Superiore. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku dhe Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Tahir Kastrati dhe sektori i Arbitrimit.
Në mbledhje janë diskutuar çështje të arbitrimit të ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar dhe nevoja për një përqëndrim maksimal të të gjitha hallkave dhe nje punë më të madhe për mirë-administrimin e tyre.