Dita e nesërme do të bëjë bashkë veteranët e futbollit shqiptar. Kosova feston 13 vjetorin e Pavarësisë dhe për këtë arsye është menduar të organizohet një vëllazërore mes ish-lojtarëve që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit tonë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe listën me veteranët që do të jenë të pranishëm në stadiumin e KF 2 Korriku ditën e nesërme në orën 12:00. Emra si Lala, Agolli, Duro, Dallku, Dede, Bogdani, Alban Bushi, Agustin Kola, Ardjan Aliaj apo edhe ish-lojtarë të njohur që kanë lënë gjurmë në Kombëtaren shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/