Skënderbeu jashtë Europës për 10 vite, UEFA nuk ka lëvizur asnjë presje nga kërkesa e vet. Tashmë skenarët janë të qartë, Skënderbeu do ta vazhdojë betejën në CAS, por ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit është në hall te madh.
Në bazë të precedentëve, klubet e dënuar kaq ashpër nga UEFA kanë përfunduar disa kategori më poshtë, pasi dënimi shtrihet në nivel kombëtar.
Pritet një urdhër nga UEFA, ose një do të kërkohet një konsultim, por do të duhet kohë. Ndërkaq, koha nuk është në anën e FSHF-së, për shkak se kampionati po i afrohet fundit.
Teuta dhe Vllaznia janë në luftë për mbijetesë dhe tashmë duan qartësi: çfarë do të ndodhë me Skënderbeun? Vendi i parafundit do të bjerë apo jo nga kategoria? Situatë mjaft e ndërlikuar, gjithë futbolli shqiptar është në kaos në këtë moment, sepse dënimi i Skënderbeut është një njollë e madhe dhe do të ndikojë për keq në çdo drejtim.