FSHF kërkoi tifozët në stadium, gazetari tregon dyfytyrësinë e politikës: Dy partitë e mëdha mbushin sheshet

FSHF paraqiti një kërkesë zyrtare në tryezën e qeverisë për praninë e një numri të kufizuar të tifozëve në shkallët e stadiumit “Air Albania“ për duelin kundër Anglisë. Megjithatë përgjigja do të ishte negative. Shkak për ëktë ësthë përmendur situata e tanishme me pandeminë dhe se grumbullimi me më tepër se 10 persona rrit shpërndarjen e infeksionit në vend.

Një arsye kjo që duket se vlen vetëm për popullin dhe aktivitetet sociale, teksa kur vjen situata te fushatat elektorale ky rregull bie menjëherë poshtë. Këtë e thekson edhe gazetari Andi Bejtja, i cili me anë të një postimi në rrjetin e tij social në “Facebook” tregon dyfytyrësinë e politikës dhe qeverisë shqiptare. Dy partitë e mëdha në vend mbushin sheshet dhe bëjnë bashkë grumbuj njerëzish prej 200 personash, duke harruar kështu rregullat dhe ligjet që janë vendosur po prej tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Postimi i plotë i Andi Bejtjas:

PARTIA SIPER, SHTETI ANASH, POPULLI POSHTE

Ndoshta, fatkeqesisht, jo per pak njerez, qe jane mesuar keto vitet e fundit me shkelje skandaloze ligjesh, me betime ne lane, me prishje godinash te trashegimise kulturore,me mosbotimin e dekreteteve te Presidentit ne fletore zyrtare, etj etj…fakti qe te pakten, deri tani dy partite me te medha ne vend, kane vendosur te mbajne mitingjet e tyre per hapjen e fushates elektorale ne sheshe me nga 200 veta duke mos respektuar vendimin e Komitetit te Ekperteve qe ndalon grumbullimet mbi 10 persona, mund t’u duket gje e vogel..Por, ne fakt nga pikepamja qytetare dhe ana funksionimit te shtetit eshte nje mesazh I keq qe dy Partite qe neser po pergatiten te marin pushtetin po u japin shqiptareve…Shto dhe faktin qe Komiteti i Eksperteve nuk mori fare parasysh vendimin e fundit te Kushtetueses, qe sugjeronin standarte te reja per celjen e fushates me 25 mars, e ben dhe me groteske “kete gje te vogel” qe ne fakt jep nje mesazh te madh:

PARTIA MBI GJITHCKA, PARTIA GJITHMONE SIPER

SHTETI DHE KUSHTETUTA ANASH

POPULLI GJITHMONE POSHTE

ps: se harrova ketej, pervec popullit qe duhet te mbyllet ne ora 20, dy Partite e medha do mbushin sheshet, FSHF kerkon me kot te lejohen ne stadium ne ndeshjen me Angline, te vaksinuarit….me nje fjale do kishim tifoze figurat publike, ca mesues, Najada Comon, Piperon, Bozon….Presdent Moisiun…dhe prape nuk i lejojne..hajde gjeje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online