Në Shqipëri ka gjithmonë jehonë të madhe pas një gabimi që bëjnë arbitrat në elitën e futbollit apo në nivele të tjera, duke dyshuar për trukime të ndeshjeve. FSHF ka konfirmuar prej kohësh nëpërmjet zyrtarëve të saj se në vitin 2019 nuk ka asnjë takim që është i dyshuar për kurdisje të rezultateve.
Të njëjtën gjë e komunikon edhe shoqata e basteve, IBIA, ose e njohur ndryshe si International Betting Integrity Association”. Kjo e fundit ka raportuar dyshimet për ndeshjet e trukuar në të gjithë botën, ndërsa Shqipëria nuk ndodhet fare në këtë listë. Ndryshe paraqitet gjendja në Kosovë, ku një përballje është në këtë listë dhe do të vazhdohet hetimi më i thellë për të marrë edhe masat ndëshkuese. /Sport Ekspres/