Çekia do të zbresë në Kosovë gjatë ditës së sotme, për t’u përgatitur për ndeshjen që do të zhvillohet për kualifikueset e Europianit. Por frika e miqëve është shumë e madhe rreth kësaj përballje, vetëm duke marrë parasysh faktin se flitet për Ballkanin.
Eksperienca e mëparshme nuk ka qenë më e mira, ndërsa në një transfertë të kryer në Maqedoninë e Veriut, tifozët do të godisnin me gurë çekët. Këtë e ka sjellë në vëmendje edhe trajnerë Tomas Galasek, që u shpreh: “Dikur na gjuanin me gurë në Maqedoni, më kujtohet ajo ndeshje. Mjedisi ka qenë shumë i zhurmshëm. Të luash në Ballkan nuk është e lehtë, por shpresoj se gjërat tani organizohen më mirë. Në Kosovë e pres ndeshjen më të qetë, nuk besoj të ndodhin gjëra të tilla”, ka thënë trajneri Galasek për mediat vendase.
Në këtë udhëtim, Çekia ka vendosur që të marrë me vete kuzhinierin për ekipin, por edhe sigurimin fizik. /Sport Ekspres/