Frika bëhet realitet/ Dëmtimi i pësuar me Shqipërinë, Marash Kumbulla mbyll sezonin para kohe në Seria A

Dëmtimi i Marash Kumbullës në ndeshjen e Shqipërisë kundër Andorrës i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit kuqezi. Sezoni është mbyllur përpara kohe dhe lojtari nuk do të luajë më me Romën gjatë këtij sezoni në Serinë A.

Ky është raportimi i fundit që vjen nga mediat italiane, me frikën më të madhe që bëhet realitet. Marash Kumbulla është dëmtuar në meniskun e jashtëm kundër Andorrës, ndërsa pas bisedave me stafin mjekësor të Shqipërisë do të dërgohej menjëherë në Romë për të humbur ndeshjen me Anglinë.

Pas disa ekzaminimeve mjekësore është vendosur që Kumbulla të mos bëhet operacion. Por nga krahu tjetër rikuperimi i tij do të marrë tre muaj kohë që të rikthehet sërish në fushën e lojës. Pra fati nuk i buzëqesh Kumbullës që sezonin e parë me Romën nuk e mbyll në mënyrën më të mirë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *