Francën nuk e do askush si kundërshtar, Belgjika tregohet dinake edhe në miqësore

Franca është vënë në kërkim të një kundërshtari në miqësoret që do të shërbejnë për të testuar ekipin përpara se të nisë Euro 2020, por ka marrë vetëm refuzme si përgjigje. Madje as përfaqësuesja e Belgjikës nuk ka pranuar të përballet me ta. Trajneri i Martinez ka qenë ai që ka vendosur në këtë mënyrë duke u treguar paksa dinak.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Francë, refuzimi ka dy arsye të vetme, të cilat bashkohen në një pikë: frika nga humbja. Një gjë e tillë mund të prishte sado pak atë atmosferë tejet pozitive që po kalojnë lojtarët dhe Kombëtarja belge, që ka bërë një fazë fantastike kualifikuese. Ndërsa arsyeja tjetër lidhet me faktin se Belgjika mund të hubasë vendin e parë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, duke qenë në këtë mënyrë gjelat e vendit të dytë që do të rrëmbenin fronin./Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online