Francë 1998, kur Bin Laden planifikonte sulm terrorist në Angli-Tunizi

Anglia do ta nisë Kupën e Botës 2018 sot në mbrëmje, duke u ndeshur me Tunizinë, ashtu si 20 vjet më parë, në Botërorin e Francës.

Vite më vonë është zbuluar se në atë ndeshje Osama bin Laden kishte planifikuar sulm terroriste gjatë ndeshjes, me lojtarët e Anglisë në shënjestër.

Sipas ESPN, plani është përshkruar në një libër, “Terror në fushë” nga gazetari Adam Robinson, duke marrë për bazë shënimet e një tjetër terroristi të Al-Kaedas, Ahmed Zaui.

“Bin Laden kërkonte që të vëzhgonin lëvizjet e Dejvid Siman, Alen Shirer dhe trajnerit Glen Hodëll, por në shënjestër ishin edhe dy emra të rinj e të famshëm, Majkëll Ouen dhe Dejvid Bekam. Sugjeruam që njeriu kryesor të shkonte te Siman dhe të hidhej në erë me të, që do të ishte sinjali për vëllezërit e tjerë që të aktivizoheshin”.

Ky ishte plani terrorist, me disa terroristë që duhej të futeshin në stadium si vullnetarë dhe me akreditim, për të vrarë lojtarë të ndryshëm dhe trajnerin anglez, i cili u informua vite më vonë për atë histori.

Pse dështoi plani dhe a ishte serioz kërcënimi? Nuk do ta mësojmë kurrë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *