Pas dite para startit të Kupës së Botës Franca është shqetësuar nga një dëmtim i pësuar në stërvitje nga Kilian Mbape.
Ylli i PSG-së, një ndër futbollistët më të shtrenjtë në planet, mbeti i shtrirë në tokë pas një përplasjeje me mbrojtësin Adil Rami, i cili i shqetësuar kërkoi ndërhyrjen e stafit mjekësor.
Për momentin nuk ka ende një përfundim mbi shkallën e dëmtimit, por nuk është ndonjë gjë shumë serioze sipas pjesëtarëve të stafit drejtues të Francës.
Gjithsesi, të shtunën Franca do të nisë Botërorin dhe ndeshja hapëse mund pa luhet pa Mbapenë, ndoshta për të mos rrezikuar.