(FOTO+VIDEO) Shkupi në histori, bëhet pjesë e natës magjike të Xherardit!

Një ditë, ndoshta, nëse Stiven Xherard do të bëhet një trajner i suksesshëm, sepse si futbollist nuk mund të themi asgjë më shumë nga sa është treguar, parë dhe shkruar, do të kujtojmë edhe nisjen e tij, trampolinën e quajtur “Shkup!”.

https://www.youtube.com/watch?v=e7or77Fj5Rc

Sepse pikërisht ndaj skuadrës së themeluar nga shqiptarët në Maqedoni, ka ardhur debutimi në stol për ish-kapitenin e Liverpulit dhe Anglisë, në Europa League…

Dhe, çfarë debutimi! Fitore 2-0 për Gllasgou Rejnxhërs (ndeshje e vlefshme për turin e parë eliminator në Europa League) dhe një mbështetje e jashtëzakonshme në tribunat e “Ibrox”. Plot 50 mijë tifozë ishin të pranishëm edhe pse temperaturat shënonin rreth 30 gradë celsius.

Fitore e shënuar me golat e Mërfit  dhe Tavernier (me penallti), teksa maqedonasit nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë. Kujtojmë që te Shkupi luan Muarem Muarem, që ka veshur për një sezon fanellën e Flamurtarit në Shqipëri, ashtu sikurse në stol është trajneri Zekaria Ramadani, gjithashtu trajner në Vlorë shumë kohë më parë…

Të gjithë në këmbë për Xherardin, por edhe për Shkupin, që edhe pse humbi, do të mbahet mend gjatë si skuadra e parë përballë legjendës angleze në profesionin e ri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *