Fotot vijnë 1 herë në javë/ Kompleksi që po ndërtohet, tifozët e Partizanit shohin vetëm pamjet

Partizani vazhdon të publikojë pamje nga punimet për shtëpinë e tyre të re. Klubi kryeqytetas ka shpërndarë shpesh kohët e fundit foto që tregojnë ecurinë e punimeve në kompleksin dhe stadiumin e tyre të ri. Pamje një herë në javë për tifozët dhe sportdashësit, por këta të fundit me padurim presin të shohin stadiumin e përfunduar, në mënyrë që të kenë mundësinë të shijojnë këtë investim të Partizanit.

Ndërkohë, të kuqtë bëjnë me dije se kanë përfunduar sistemet e kondicionimit, hidrosanitare dhe ato elektrike sa i përket tribunës qendrore. Gjithashtu vendi i ultrasve në stadium është duke u mbuluar, si dhe është drejt fundit gjelbërimi i stadiumit siç edhe ishte planifikuar në projekt. Megjithatë tifozët e Partizanit duhet të mjaftohen vetëm me pamjet më të fundit të ofruara nga vetë klubi, pasi për ta parë në trajtën përfundimtare duhet të presin ende./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *