Vllaznia arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit. Kështu shkodranët marrin biletën e fundit të Europës, duke lënë jashtë Kukësin.
Kreu i FSHF, Armand Duka, i ka dërguar një letër urimi presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferit. Në të urohet fitimi i trofeut dhe njëkohësisht kërkohet paraqitja dinjitoze në Europë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/